INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani “kokëfortë”: U shkel Kushtetuta me ligjin e mediave audiovizive

Nishani “kokëfortë”: U shkel Kushtetuta me ligjin e mediave audiovizive

Publikuar më: 12:27 01-04-2016

Bujar Nishani, nuk ka hezituar sërisht për të rikthyer për rishqyrtim ligje të miratuar nga maxhoranca e majtë. Kësaj radhë Kryetari i Shtetit i ka kthyer Kuvendit ligjin: “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar më 10 Mars.  

Ligji që u hartua nga deputeti socialist Alfred Peza, dhe i kundërshtuar shumë nga opozita, për Presidentin shkel jo vetëm Kushtetutën por dhe konsensusin politik, i cili është kusht i BE për këtë ligj.

Në Dekretin e Presidentit janë dhënë dhe argumentimet se përse ky ligj është antikushtetues.

E para është vendosja në krye të radio televizionit publik shqiptar të një personi të parapëlqyer nga maxhoranca, duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së tij nëpërmjet 5 raundeve ku në tre raundet e para kërkohet një kuorum prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të KDRTSH-së dhe në dy raundet e tjera shumicë e thjeshtë.

“Një zgjidhje e tillë krijon premisat e zgjedhjes së një personi të parapëlqyer nga maxhoranca në KDRTSH, i cili gëzon votëbesimin e super maxhorancës parlamentare.”

Kreu i shtetit sheh non sens ligjor në faktin që për shkarkimin e drejtorit nevojitet shumicë e cilësuar votash. E gjithë kjo bëhet sipas tij për të konsoliduar pozitat e të përzgjedhurit të maxhorancës.

Gjithashtu Presidenti Nishani sheh me shqetësim dhe një tjetër fakt:

“Këtij ligji i është dhënë fuqi prapavepruese, pasi rregullat e reja të përcaktuara për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së do të fillojnë të zbatohen edhe për zgjedhjet që janë duke u zhvilluar në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033578872680664