INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani kritikon qeverinë: Beogradi kërkon territoret e Kosovës, Tirana hesht

Nishani kritikon qeverinë: Beogradi kërkon territoret e Kosovës, Tirana hesht

Publikuar më: 10:13 12-08-2018

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë për qëndrimin që ajo po mban ndaj idesë së korrigjimit të kufijve të Kosovës. Nishani akuzon Tiranën zyrtare për heshtjen ndaj kërkesave të shtetit serb, për t’ia bashkangjitur Serbisë veriun e Kosovës. Ai citon Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila thotë se Shqipëria mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

Bujar Nishani
A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për ti dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ?
Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë.
Neni 8
‘Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928