INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë për Balilin [Video]

Publikuar më: 17:35 27-01-2017

Presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur pozitivisht kërkesës publike të kryeparlamentarit Ilir Meta për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë lidhur me rastin “Balili”. Në një dalje për mediat shefi i kabinetit Olsi Lafe, renditi këto arsye që e shtynë Nishanin ti thotë Po kërkesës së Metës. 

“Kjo kërkesë vlerësohet serioze, pasi ajo paraqitet nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe për shkak të problematikave që parashtrohen, të cilat kanë të bëjnë me: Rrezikshmërinë e lartë shoqërore të shtetasit Klement Balili, përcjellë nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare dhe shqetësimin e partnerëve tanë të SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë”-deklaroi Lafe. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit do të ketë për qëllim dëgjimin e të gjitha argumenteve lidhur me këtë cështje. Hera e fundit që është mbledhur Këshilli i SIgurisë kombëtare ka qënë 11 nëntori i vitit të shkuar, pas shqetësimit të ngritur për prodhimin masiv të bimëve narkotike kanabis sativa. Ndërsa gjithmonë Këshillit të Sigurimit Kombëtar është mbledhur për çështje me interes kombëtar, për herë të parë ky organ do të mblidhet për një person të vetëm, mosarrestimin e Klement Balilit.

Article Logic
Execution time: 0.0022068023681641