INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani: Në 2017, reforma në drejtësi të flasë me vepra

Nishani: Në 2017, reforma në drejtësi të flasë me vepra

Publikuar më: 22:14 31-12-2016

Në mesazhin e tij me rastin e ndërrimit të viteve, presidenti Nishani ka deklaruar se 2017 duhet të jetë viti ku të kurorëzohen “ngjarjet historike”, siç i ka quajtur ai, të verifikuara në 2016-n.

“2017-a duhet të jetë viti që reforma në drejtësi të flasë me vepra”, ka deklaruar Nishani. Gjithashtu, ka vijuar ai, në vitin 2017 “shqiptarët presin dhe meritojnë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Krahas “ngjarjeve historike”, për Nishanin viti që lëmë pas ka patur edhe disa “njolla të zeza”. “Viti 2016 ishte një nollë e zezë përsa i përket kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri”, ka thënë Nishani.

Ndër të tjera, në mesazhin e tij presidenti u ka bërë urimet më të mira të gjithë shqiptarëve.

“Sonte është nata e miliona urimeve për një vit më të mirë e më të mbarë. Urimin e parë e kam për fëmijët, që janë bukuria e shtëpive tona dhe shpresa e së ardhmes. Një urim të veçantë edhe për bashkatdhetarët që sonte nuk festojnë pranë familjeve, si dhe për forcat tona ushtarake në Afganistan dhe kudo tjetër”, ka shtuar Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0049359798431396