INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani: Qeveria mos të pengojë hetimin, të dorëzojë pajisjen e përgjimit

Nishani: Qeveria mos të pengojë hetimin, të dorëzojë pajisjen e përgjimit

Publikuar më: 14:50 17-05-2016

Presidenti Bujar Nishani këmbëngul se në Ministrinë e Brendshme ekziston pajisja e përgjimit. Nëpërmjet një njoftimi të bërë publik në faqen e presidencës, Bujar Nishani i kërkon qeverisë shqiptare që të mos pengojë Prokurorinë për hetimin e ekzistencës dhe përdorimit të një pajisjeje interceptuese nga ana e Ministrisë së Brendshme.
“Qeveria t’i dorëzojë sa më parë autoriteteve të hetimit pajisjen e kërkuar nga organi i Prokurorisë dhe të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm për procesin e hetimit”.
Kreu i shtetit kishte një përgjigje dhe për akuzën e ngritur se pajisja është fut i një marrëveshje të firmosur prej tij në 2007.
“Qeveria të ndalojë përpjekjet për mashtrimin e opinionit publik në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian. Marrëveshja e bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe atij italian në luftën kundër krimit të organizuar nuk ka asnjë lidhje me veprimet antiligjore dhe të dënueshme të përdorimit të mjeteve ilegale dhe të paligjshme nga Policia shqiptare”.

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203