INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmohet Nishani: Po kërcënohet siguria kombëtare, Basha - Rama replikojnë

Alarmohet Nishani: Po kërcënohet siguria kombëtare, Basha - Rama replikojnë

Publikuar më: 12:57 16-05-2016

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ishte i pari që ka denoncuar përgjimin e tij, por tashmë një tjetër skandal përgjimesh është publikuar në media. Një pajisje përgjimi, e cila thuhet se po përgjon zyrtarë të lartë por dhe përfaqësi diplomatike është instaluar në zyrat e policisë qëndrore. Por në rast se kjo akuzë publike qëndron, Buajr Nishani tha se ajo është një kërcënim për sigurinë kombëtare. Kreu i Shtetit Bujar Nishani kërkon hetim të plotë të kësaj ngjarjeje.
Bujar Nishani:
“I kërkoj prokurorisë së shtetit të hetojë deri në fund të gjithë ata autoritete që kanë përdorur këtë pajisje të paligjshme. Pajisja ka kërcënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe integritetin e të gjithë institucioneve. Një pajisjen e tillë as nuk mund të vijë në Shqipëri dhe as nuk mund të vihet në dispozicion pa lejen e prokurorisë. I kërkoj institucioneve të mos bëhen pengesë e hetimeve. Çdo akt që pengon zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, cdo akt që përbën pengim do të përballet me ligjin”.
Ndërsa lideri i Partisë Demokratike drejton gishtin e përgjegjësisë nga kryeministri Edi rama.
Lulzim Basha:
“Përgjegjësitë për këtë shkojnë drejt e tek kryeministri i vendit, Edi Rama. Prej ditës kur skandali është bërë publik, Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme, duke e bërë edhe më të besueshme që ky krim i rëndë ka ndodhur. Transparenca për ketë skandal politik dhe kriminal është një emergjencë politike, ligjore, morale dhe shoqërore jo vetëm për Partinë Demokratike dhe opozitën, por për të gjithë spektrin politik, mediatik dhe shoqëror në vend”.

 

Kryeminsitri Edi Rama zgjodhi rrjetin social facebook për të reaguar lidhur me akuzat e Partisë Demokratike. Rama i lidh akuzat me reformën në drejtësi, ndërsa nuk nguron të ironizojë akuzat e opozitës.
“Hall i madh Reforma në Drejtësi tani u bëhet edhe sikur i përgjojnë.
‪#‎VajMedetPD”.‬

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994