INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani: Palët të ulen në tryezën e dialogut me axhendë serioze!

Nishani: Palët të ulen në tryezën e dialogut me axhendë serioze!

Publikuar më: 14:21 14-04-2017

Presidenti Bujar Nishani u ka bërë të premten thirrje partive politike në Shqipëri të dialogojnë për të ç’tensionuar situatën dhe për tu dhënë mundësi qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme politike.

“Institucioni i Presidentit të Republikës i bën thirrje palëve të ulen në tryezën e dialogut me axhendë serioze duke u larguar nga retorika pa produkt në shërbim të ç’tensionimit të situatës dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve për të patur mundësi të votojnë të lirë në zgjedhjet e ardhshme politike në vend” tha zëdhënësja e Presidencës Brikena Arapaj në një deklaratë për shtyp, ku mungonte referenca për zgjedhjet e 18 qershorit.

Por sipas zëdhënëses “Kryeministri i vendit ka kërcënuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike institucionin e Presidentit të Republikës”. Deklarata e presidentit Nishani vjen kur kryeministri Rama ishte shprehur i gatshëm të merrte pjesë në një ndërmjetësim të kreut të shtetit për të zgjidhur krizën.

Article Logic
Execution time: 0.0020339488983154