INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani, PD bëri akt historik! Jemi alternativë për një Shqipëri…

Nishani, PD bëri akt historik! Jemi alternativë për një Shqipëri…

Publikuar më: 16:13 18-02-2019

Ish-presidenti, Bujar Nishani ka folur për vendimin e opozitës lidhur me djegien e mandateve. Nishani e ka vlerësuar qëndrimin e opozitës duke e cilësuar si një vendim të rëndësishëm dhe një akt historik që çdo opozitar duhet të bëjë. Sipas tij, shteti nuk po kujdeset për të varfërit. Nishani shton se nuk duhet të që një pakicë pushtetarësh të inkriminuar dhe oligarkësh të asgjësojnë besimin dhe shpresën e një populli të tërë.

Pjesë nga stausi në FB i Nishanit:
“Dorëzimi i mandateve parlamentare nga opozita është një akt historik në shërbim të një triumfi për kthimin e Shqipërisë në një rrugëtim normaliteti, për nisjen e një projekti të madh të një Shqipërie ndryshe.
Ky akt i demonstrimit të përgjegjshmërisë më sipërore civile shënon marrjen në dorë dhe udhëheqjen prej opozitës të një Lëvizje madhore qytetare të rëndësisë dhe përmasave të Lëvizjes së vitit 1990, por sot me mjete dhe akte më të ndryshme.
Opozita ka ndërmarrë sot një hap që sakrifikon një privilegj nominal të përkohshëm siç është mandati i deputetit por që po investon dhe angazhohet në shërbim të një interesi madhor për të nesërmen e çdo shqiptari pavarësisht se çfarë statusi ka në shoqëri, rend institucional, besim religjioz apo përkatësi partiake.
Opozita me këtë akt të përgjegjshmërisë më të lartë nis të udhëheq një proçes që për alternativë të vetme ka një Shqipëri të nesërme pa banditë e trafikantë në Parlament, pa vrasës e gangsterë në administratën shtetërore.
Kjo sakrificë politike e opozitës dhe Lulëzim Bashës sot është shërbimi më i përunjur ndaj nevojës madhore të shqiptarëve për shpëtim”, përfunson Nishani.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0041730403900146