INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani pret në Rinas Sekretarin Kerry. Axhenda nuk parashikoj takim kokë më kokë në Presidencë

Nishani pret në Rinas Sekretarin Kerry. Axhenda nuk parashikoj takim kokë më kokë në Presidencë

Publikuar më: 13:07 14-02-2016

Bujar Nishani zgjodhi Aeroportin e Rinasit për ti uruar mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Në axhendën zyrtare nuk ishte parashikuar asnjë takim mes kreut të shtetit dhe Sekretarit të Shtetin, ndaj dhe Bujar Nishani shtrëngoj duart me zyrtarin e lartë Amerikan në Rinas. Ky ishte momenti i vetëm për Bujar Nishanin për t’i shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.

Dy zyrtarët e lartë qëndruan në këmbë për disa minuta, në praninë e Ambasadorit Amerikan në vendin tonë Donald Lu, ndërsa në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e presidencës thuhet:

“Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin. Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama”.

Article Logic
Execution time: 0.0022130012512207