INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani: Rama sjellje ordinere, nuk ka ndodhur kurrë më parë në Parlament

Nishani: Rama sjellje ordinere, nuk ka ndodhur kurrë më parë në Parlament

Publikuar më: 15:48 19-05-2016

Presidenti Bujar Nishani reagoi ndaj fjalës së mbajtur nga Kryeministri Edi Rama në sallën e Kuvendit, i cili foli mbi qëndrimet e kryetarit të shtetit për disa çështje. Kryeministri shkoi edhe më tej kur tha se Presidenti me qëndrimet e tij është kthyer në një “lider të opozitës”. Nëpërmjet një njoftimi të bërë publik në faqën e presidencës, Nishani e cilëson ordinere dhe të paprecendent sjelljen e Kryeministrit Rama.
Njoftimi:
“Institucioni i Presidentit të Republikës është i indinjuar nga sjellja e paprecedent e Kryeministrit aktual në Parlament, i cili duke keqpërdorur aulën e Kuvendit të Shqipërisë fyen dhe shpif ndaj Presidentit të Republikës. Sjellje kaq ordinere nuk ka ndodhur kurrë më parë në sallën e Parlamentit shqiptar. Të fyesh Kryetarin e Shtetit duke shfrytëzuar një vend ku Presidenti nuk është prezent është paburrëri e pashembullt. Institucioni i Presidentit të Republikës i kërkon Kryeministrit aktual ta lerë më së fundi ‘shown’ dhe ekzibicionin dhe të fillojë menjëherë nga puna për të cilën është ngarkuar që tre vjet më parë”.
Presidenti Nishani nuk nguroi ti kërkojë Kryministrit që most ë bllokojë reformën në drejtësi:
“Të luftojë bandat e krimit të organizuar. T’u ofrojë shërbimin shëndetësor publik qytetarëve që vuajnë çdo ditë nga nevoja për trajtim mjekësor. Të luftojë korrupsionin e përmasave shqetësuese në dëm të pasurisë publike dhe private të qytetarëve shqiptarë. Të mos bllokojë reformën e sistemit të drejtësisë, por të ofrojë kompromisin e nevojshëm për miratimin e saj”.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125