Presidenti Bujar Nishani i ka përcjellë mesazhet e ngushëllimi dhe solidariteti, homologut të tij Gjerman Presidentit Joachim Gauck për aktin terrorist të një dite më parë, ku kanë gjetur vdekjen 12 persona. Kreu i shtetit shqiptar e cilësoi akt çnjerzor sulmin terrorist, i cili la pas disa të plagosur.
Njoftimi i Bujar Nishanit:
“I nderuar Zoti President,
Akti i mbrëmshëm terrorist në Berlin, që përgjaku Krishtlindjet e këtij viti, më tronditi shumë.
Me trishtim të thellë dhe solidaritet, dëshiroj që përmes jush t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të dashurve të viktimave, Qeverisë Federale dhe popullit mik gjerman. Të lënduarve i uroj shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në jetën e tyre normale.
E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin gjerman.
Bujar Nishani”