INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani thërret Llallën dhe Manjanin, kërkon shpjegime për vdekjen e 29 vjeçarit në Athinë

Nishani thërret Llallën dhe Manjanin, kërkon shpjegime për vdekjen e 29 vjeçarit në Athinë

Publikuar më: 13:48 17-08-2016

Vdekja e dyshimtë e 29 vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikolli në një nga rajonet e policisë së Athinës ka vënë në lëvizje dhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Mësohet se kreu i shtetit do të thërrasë në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla si dhe Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani për tu informuar rreth hapave të ndërmarrë nga pala shqiptare dhe për ndjekjen deri në zbardhjen e kësaj ngjarje.
Ndërkohë bëhet e ditur se një përfaqësues i Kabinetit të Presidentit ka kontaktuar dhe takuar familjarët e të ndjerit, ku pasi i ka shprehur ngushëllimet, është informuar prej tyre mbi ngjarjen duke i kërkuar dhe zbardhjen e saj.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i Presidencës ka shprehur angazhimin për të ndjekur me seriozitet dhe në vijimësi hetimin e kësaj çështjeje pranë autoriteteve përkatëse.
Ndërkohë për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Kryeministri Rama si dhe Minsitria e Jashtme. Kjo e fundit ka bërë me dije se ekzistojnë pamjet filmike të ambientit ku ka ndodhur vdekja e emigrantit shqiptar. Por në një prononcim mediat, babai i 29 vjeçarit nga Lezha, ka hedhur dyshime se vdekja e djalit të tij nuk ka qënë aksidentale. Ai shkon më tej kur thotë se djali i tij është tentuar të varroset në fshetësi nga autoritet greke.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109