INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nishani thërret seancën e jashtëzakonshme. Betohet Ilir Meta [VIDEO]

Publikuar më: 12:35 30-06-2017

Presidenti në ikje, Bujar Nishani me anë të një dekreti ka thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme parlamentin. 140 deputetit e “vjetër” do të mblidhen edhe një herë për të qenë të pranishëm në betimin e presidentit të zgjedhur Ilir Meta.
Dekreti i Bujar Nishanit:
“Presidenti Nishani dekreton thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës
D E K R E T
PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10559
Tiranë më 30.06.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI

 

Article Logic
Execution time: 0.0036168098449707