INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nishani uron Trump: Marrëdhëniet Shqipëri - SHBA strategjike [VIDEO]

Publikuar më: 09:54 09-11-2016

Presidenti Bujar  Nishani, i cili ka ndjekur me Ambasadorin Donald Lu fjalimin e fitores së Donald Tramp ka uruar kreun e Shtëpisë së Bardhë për zgjedhjen e tij si President i 45 i SHBA. Për kreun e shtetit shqiptar marrëdhëniet mes të dy vendeve do të vijojë të jenë shumë të mira, pasi sipas Nishanit Interesat strategjike të të dy vendeve janë të përbashkëta. Nishani ishte i pari nga zyrtarët e shtetit shqiptar i cili ka uruar presidentin Trump për zgjedhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sipas kreut të shtetit shqiptar, marrëdhëniet mes të dy vendeve nuk mund të cënohen nga deklaratat që Edi Rama ka dhënë për zotin Trump.
Bujar Nishani:
“Nuk komentoj deklaratë e kreut të qeverisë, por ajo që mund të them është se secili prej kandiatëve që do të ishte President do të ishte një mik shumë i mirë i shqiptarëve. Së pari sepse në na bashkojnë interesa të përbashkëta strategjike. Jam i bindur se asgjë nuk do të ndryshojë në marrëdhëniet mes të dy vendeve”.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545