Gigi Hadid është një ndër modelet më të suksesshme dhe të kërkuara të momentit në industrinë e modës.
Ajo njihet për përkushtimin e saj dhe karakterin e veçantë që e ndihmon të përshtatet shumë me kushtet e punës dhe kërkesat e markave të ndryshme me të cilat bashkëpunon.
Gigi hodhi hapat e saj të parë drejt një karriere të suksesshme vetëm kur ishte 2-vjeçe. Asokohe ajo ka pozuar për herë të parë për “Guess Clothing”.
Tashmë që është 23-vjeçe, Gigi ka një pasuri prej 19 milionë dollarësh.