E ftuar në “Life Stories nga Arjola Shehu”, Sonila Meço ka rrëfyer takimin e parë me atë që do të ishte bashkëshorti i saj i ardhshëm, Drini!
Filloi si një marrëdhënie “mosbesimi”, nëse mund ta quajmë kështu! Edhe pse e para femër që prezantonte në Shqipëri një emision sportiv, Sonila arriti ta menaxhonte situatën në mënyrë mbresëlënëse, aq sa saktësia e shkathtësia e saj i bëri disa shumë dyshues. Nje prej tyre edhe një përgjegjës transmetimi, i cili e takon Sonilën dhe me mosbesim i thotë se kishte shkuar në vendin e saj të punës vetëm për të parë se ku ishte i pozicionuar prompteri ku Sonila lexonte ato që thoshte. “Ai prompterin nuk e gjeti, por unë përfundova duke u martuar me këtë djalë simpatik” tregon për Arjolën, gazetarja e moderatorja e sukseshme!
Ndiqni rrëfimin e saj në këtë video: