Me “Romeo & Juliet”, Mozzik dhe Loredana sapo na treguan si nisi romanca e tyre!
Çifti i dashur për publikun kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të dytë. Mozzik dhe Loredana kanë publikuar me videoklip këngën “Romeo & Juliet” që e kanë paralajmëruar prej kohësh. Me të dëgjuar, të gjithë u dashuruam me këtë këngë, me të cilën ata i këndojnë dashurisë së tyre të madhe ndaj njëri-tjetrit dhe mënyrën sesi nisi romanca me çiftit.
Dhe e dini kujt i janë falënderues? Instagram-it.
“T’kom drogë, t’kom ven
Me ty u nis gjithcka ni follow n’Instagram
T’shkrujta, t’shkrujta dhe… s’e lujta
Erdha n’dhomë tone edhe vujta
Për ty jam veç ni gjarpër, ta maroj…
Me ty e ndaj ditën, me ty e ndaj natën
Me ty e ndaj kadën, bukën, pjatën”
Pra Mozzikut i ka tërhequr vëmendjen pamja e Loredanës dhe i ka bërë një ftesë në Instagram. Më pas kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe, ndërsa njoha kaloi në fazën e lidhjes e tashmë janë bërë prindër.