INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisi te ha sfungjer tani gjithë kolltukun

Nisi te ha sfungjer tani gjithë kolltukun

Publikuar më: 14:06 17-03-2016

Vicky Cullen, 28 vjeçare nga Anglia, ka thënë se ngrënia e sfungjerit të kolltukut është relaksuese dhe gjëja më e shijshme që ajo ka ngrënë ndonjëherë.

Ajo ka filluar të ha sfungjer gjatë shtatzënisë së saj, dhe gjatë atij rrugëtimi e deri sot kur vajza Olivia saj ka mbushur pesë vjet, ajo ka ngrënë mbi 2 mijë copë sfungjeri.

Vicky, ka ngrënë po thuajse një kolltuk të tërë në dhomën e saj të ndjenjës, e cila për këtë ka thënë: “Më pëlqen ngjyra kolltukut, më shumë më pëlqen kur e përziej me nutella dhe në mëngjes kur e fus në lëngë të portokallit”.

Ajo ka thënë se problemi saj i vetëm është se nuk do të dijë çfarë të bëjë kur të përfundojë tërë kolltukun, megjithatë thotë se shumë shpejt do të gjejë një kolltuk tjetër tërheqës dhe të shijshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0021748542785645