INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin aplikimet e para për pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm [VIDEO]

Nisin aplikimet e para për pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm [VIDEO]

Publikuar më: 17:45 11-08-2017

Bllokimet e pikave te karburanteve një dite me pare nga Bashkia e Tiranes, duket se kane dhëne efekt. Burime pranë saj bëjnë te ditur se kanë nisur aplikimet e para të pikave të karburanteve për pajisjen më dokumentacionin e nevojshëm dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj bashkisë.
Edhe pse ky ligj ka dy vite në fuqi, ndërgjegjësimi i pronarëve erdhi pas aksioneve të bashkisë nga të cilat janë bllokuar 6 pika.
Sipas informacioneve vetëm për 24 orë është vënë re një rritje e numrit të personave që janë paraqitur pranë zyrave të bashkisë për të marrë licencat për ushtrimin e aktivitetit.
Në qytetin e Tiranës janë rreth 173 pika karburantesh që merren me ushtrimin e këtij aktiviteti por pa dokumentacionin e nevojshëm.
Bashkia e Tiranës iu ka bërë thirrje që të pajisen sa më parë me licencat dhe të paguajnë detyrimet e parashikuara nga aktet ligjore e nënligjore ose në të kundërt do tiu bllokohet aktiviteti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332