INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin arrestimet për korrupsion, ish-Presidenti plumb vetes

Nisin arrestimet për korrupsion, ish-Presidenti plumb vetes

Publikuar më: 16:28 17-04-2019

Ish-presidenti i Perusë Alan Garcia ka qëlluar veten dhe është në gjendje kritike për jetën.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Andina” njofton se 69-vjeçari, i akuzuar për korrupsion ka qëlluar veten pasi kishte marrë vesh se autoritetet peruane kishin lëshuar një urdhër për arrestimin e tij të menjëhershëm.

Ministri i Shëndetësisë Zulema Tomas u tha gazetarëve se Garcia është ende në gjendje “shumë kritike” .

Garcia, i cili shërbeu si president nga viti 1985 në 1990 dhe nga viti 2006 deri në vitin 2011, është nën hetim për ryshfet në lidhje me një skandal masiv të korrupsionit që ka përfshirë një numër ish-liderësh të Amerikës Latine.

Në deklaratën e tij më të fundit, Garcia tha se nuk kishte prova kundër tij dhe akuzoi prokurorët peruan për spekulime.

Article Logic
Execution time: 0.0031840801239014