Tahiri mesa duket do të “tërheqë” edhe ministra të tjerë drejt largimit. Sot në orën 10:00 kanë filluar lëvizjet e para për mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste nga kryeministri Rama. Siç bën me dije “Panorama”, deri tani në selinë e PS kanë mbërritur që është shkarkuar si ministër i Brendshëm, Lindita Nikolla që përflitet të shkarkohet, Taulant Balla dhe Bledi Çuçi.
Burime pranë Partisë Socialiste pohuan dje se ministrat që pritet të largohen janë ai i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.