Dita e madhe e tyre po afron.
Me 15 shtator Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të finalizojnë dashurinë e tyre në martesë. Përgatitjet kanë nisur me kohë dhe puna vazhdon ende me ngritjen e tendës në breg të detit, ku do të pozicionohen të ftuarit. Ceremonia e dasmës do të bëhet në Gjirin e Lalzit në Durrës dhe ftesat tashmë janë shpërndarë. Besojmë do të jetë një mbrëmje sa energjike aq edhe romantike. Me pak fjalë, një mbrëmje për të mos u harrur.