Kjo javë ka nisur me reshje të dendura të shiut, duke përmbytur disa qytete. Situata më problematike në orët e para të mëngjesit është shënuar në qytetin Durrësit, ku niveli i ujit nëpër rrugë është rritur për shkak të bllokimit të kanalizimeve si pasojë e vërshimit të ujërave.
Shumë lagje të qytetit bregdetar janë përmbytur, e sidomos katet e para, ku uji ka hyrë nëpër banesa dhe në dyqane.