INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin përplasjet e para në protestën e opozitës, protagonist ish-deputeti demokrat

Nisin përplasjet e para në protestën e opozitës, protagonist ish-deputeti demokrat

Publikuar më: 09:26 03-04-2019

Kanë nisur përplasjet e para të protestuesve të opozitës tek Ministria e Brendshme. Qytetarë dhe simpatizantë të opozitës kanë tentatuar të çarë kordonin e sigurisë. Mësohet se ata janë neutralizuar menjëherë nga forcat e policisë.

Në krye të këtij grumbullimi protestuesish, qëndron ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Efektivët e policisë i janë drejtuar Balliut duke i thënë se nuk është orientuar mirë nga drejtuesit e protestës, dhe se duhet të respektojë perimetrin e sigurisë që policia e Shtetit ka rënë dakord me organizatorët e protestës.
Pas disa përplasjeve të vazhdueshme me forcat e policisë, tubuesit janë larguar drejt bulevardit më tej në rrugën e Unazës për t'ju bashkuar protestuesve para Kuvendit.
Edhe në protestat e mëparshme në këtë zonë janë shënuar incidente.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387