Disa ditë më parë u zhvillua dasma e çiftit të njohur Priyanka Chopra dhe Nick Jonas.
Ceremonia u mbajt sipas traditave indiane dhe të përfshira ishin kafshët e veshura me simbole të dasmës.
Pas publikimit të tyre në rrjetet sociale, fotot bënë xhiron e rrjetit dhe kjo ka zemëruar zyrtarët e “PETA”, organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Ata shprehen se pavarësisht se kjo ishte dita më e lumtur për dyshen, për kafshët ky ka qenë një tmerr.
Ndër kafshët e përfshira në disa pjesë të dasmës ishte një kalë i bardhë i veshur me zbukurime të kuqe dhe të arta, me të cilin dhëndrri mbërriti në ceremoni. Gjithashtu në fotot që qarkulluan nga dasma ishte edhe një elefant i zi.