Nisin punimet për rikonstruksionin e segmentit Vorë – Kthesa e Rinasit - Fushë Krujë, faza dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese.
Ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. Sipas njoftimit të ARRSH, automjetet e vogla rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushe Krujë.
“Mjetet e transportit te mallrave/kamionet që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot - Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades. Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores.
Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjete segmentin rrugor Vore - Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores. Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjete drejtimit te Fushe Krujes” thuhet në njoftim.