INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin punimet në Sheshin Skënderbej. Autobusëve u ndryshohen stacionet

Nisin punimet në Sheshin Skënderbej. Autobusëve u ndryshohen stacionet

Publikuar më: 14:04 07-09-2016

Me nisjen e punimeve në Sheshin Skënderbej që priten të zgjasin 1 vit, Bashkia e Tiranës ka ndëryrë dhe mënyra e qarkullimit të makinave dhe tek vendndodhja e stacioneve të autobusave. Ato linjave, si Tirana e Re, Qytet Studenti, Lapraka dhe Uzina Dinamo do të ndryshojnë.

Ja lista orjentuese për qytetarët:
Në fazën I, qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetas do të jetë:
-    Linja “Tirana e Re”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
-    Linja “Ish uzina Dinamo e re”- Sharrë”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
-    Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit” do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
Në fazën II do të jetë:
-    Linja “Tirana e Re”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
-    Linja “Ish uzina Dinamo e re”- Sharrë”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
-    Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.
-    Linja “Qendër-Laprakë-Qendër”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli” me itenerar sipas qarkullimit të lejuar.
-    Linja “Instituti”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli” itenerar sipas qarkullimit te lejuar.

Bashkia njoftoi se qarkullimi i automjeteve në Sheshin “Skënderbej”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës e ndarë në dy faza (bashkëlidhur kësaj urdhërese), si më poshtë:
Faza I
1. Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” segmenti nga rruga “Ded Gjo Luli” deri në fillim të sheshit “Skënderbej” do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes veri-jug, pjesa lindore e Muzeut Historik Kombëtar do të jetë e bllokuar. Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” me drejtim veri – jug për në sheshin “Skënderbej”, do të devijohet djathtas në rrugën “Ded Gjon Luli” .
2. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “E Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje – Perëndim, do të bëhet i kufizuar, vetëm në drejtimin e lëvizjes drejt rrugës së Durrësit dhe djathtas në drejtim të bulevardit “Zog I”.
3. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore, drejtimi lëvizjes Jug – Veri do të devijohet vetëm djathtas përpara xhamisë së Et’hem Beut në rrugën “Luigj Guakuqi”dhe rrugës “Abdi Toptani”.
4. Qarkullimi i mjeteve për pjesën perëndimore dhe lindore e Sheshit “Skënderbej”, do të jetë i bllokuar.
5. Qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së “Kavajës”, segmenti midis Ded Gjo Luli” dhe Sheshit “Skënderbej” në anën veriore të Bankës së Shqipërisë, do të jetë i bllokuar.
6. Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e “Durrësit” drejtimi lëvizjes drejt sheshit “Skënderbej”, do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes vetëm djathtas.
 
Faza II
1. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “E Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje – Perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me bulevardin “Zogu I”.
2. Qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së Durrësit në anën veriore të Muzeut Kombëtar, do të jetë i bllokuar.

Article Logic
Execution time: 0.0039708614349365