INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin punimet për BYPASS-in e Tepelenës. Rama premton ndërtimin e aeroportit turistik të Sarandës

Nisin punimet për BYPASS-in e Tepelenës. Rama premton ndërtimin e aeroportit turistik të Sarandës

Publikuar më: 12:35 14-07-2018
Nisin punimet në ByPassin e Tepelenës. Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për zonën. Rama tha ndër të tjera se në vjeshtë do të nisin punimet edhe për BYPASS-in e Vlorës dhe Fierit. Rama tha se ka nisur procesi për të bërë vlerësimet ndërtimin e aeroportit turistik të Sarandës. Ndërsa ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, pohoi se investimet janë përqëndruar në zona me impakt ekonomik, ndërsa paralajmëroi më shumë kontrolle për zbatimin e projekteve infrastrukturore. Vlera e investimit për Bypass-i e Tepelenës është 2.87 mld lekë dhe projekti parashikohet të përfundoj brenda dy viteve.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502