INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin punimet për hapjen e varreve të ushtarëve greke në Shqipëri. Reagon Athina

Nisin punimet për hapjen e varreve të ushtarëve greke në Shqipëri. Reagon Athina

Publikuar më: 09:31 22-01-2018

Pas përfundimit të fazës së dytë të bisedimeve me Tiranës dhe Athinës në Korçë një ditë më parë, ka nisur nga sot zbatimi i marrëveshjes mes të dy vendeve. Bëhet fjalë për varrezat e për ushtarët grekë të rënë në vitet 1940-1941.

Pas këtij hapi ka reaguar dhe Athina zyrtare. Mësohet se Ministria e Jashtme greke ka përshëndetur reagimin e Shqipërisë ndaj kësaj kërkese që Athina e konsideron si “një kërkesë historikisht të drejtë” dhe si një shenjë që “dialogu me frymë konstruktive mund të shpjerë në zgjidhje të problemeve”.
Në një deklaratë të publikuar paraditen e të hënës, Ministria e Jashtme greke e cilëson nisjen e zhvarrimit si një “hap të rëndësishëm që përfundimisht të prehen shpirtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941”.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë:
“Në negociatat e Kretës nëntorin e kaluar, u diskutua edhe problemi i varrezave për të rënët grekë. U ra dakord për hapa që po fillojnë sot të zbatohen në bazë të një grafiku konkret, kështu që kjo çështje –mbi të gjitha humanitare- të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Përshëndesim reagimin e qeverisë shqiptare ndaj kësaj kërkese historikisht të drejtë, që dëshmon se dialogu dhe bashkëpunimi në frymë konstruktive, mund të shpjerë në zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e perspektivave pozitive për marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe popujve të tyre.
Ministria e jashtme do të vazhdojë të punojë me përgjegjshmëri dhe seriozitet për garantimin e interesave tona kombëtare, duke kultivuar rregulla të fqinjësisë së mirë dhe kushte dialogu, gjithmonë në dobi të ndërtimit të së ardhmes së përbashkët europiane që meriton rajoni ynë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551