INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin punimet për “Rrugën e Arbrit”, Rama: Është çështje kombëtare, e lidhëm besën si dikur

Nisin punimet për “Rrugën e Arbrit”, Rama: Është çështje kombëtare, e lidhëm besën si dikur

Publikuar më: 13:00 17-06-2018

Kryeministri Edi Rama ftoi ditë më parë të gjithë dibranët që t’i bashkoheshin në Peshkopi këtë të diel në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. E në fakt duket se dibranët e respektuan kërkesën e kryeministri Edi Rama, duke u mbledhur në takimin e realizuar me këtë rast. “Rruga e Arbrit, Premtim i mbajtur”, ishte slogani i aktivitetit të mbajtur në Peshkopi. “Dibra që duam sot hap një faqe të re që do ta shkruajmë së bashku, me një vepër të madhe publike, një rrugë moderne me standarde europiane e vepra arti, e cila do ta bëjë Dibrën pjesë të metropolit shqiptar të së nesërmes dhe të sjellë punësim e zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, pas shumë dekadash izolim. RRUGA E ARBERIT kapitulli parë i një mandati që me shumë kapituj të tillë për Shqipërinë që duam”-ishte përshkrimi që shoqëroi transmetimin direkt të kësaj ngjarje të rëndësihme në ERTV. Banorët morën pjesë në takim ku nuk munguan flamuj shqiptarë që valëviteshin. Në nisje të fjalimit të tij kryeministri Rama tha se ky “është një takim për një zotim, të lidhur me besë si dikur Arbërit e vjetër”.

“Rruga e Arbrit nuk do jetë më një iluzion por realitet. Sapo e fitova bastin me Oltën, sepse i thashë sapo të flas unë do të fillojë shiu sepse pa bereqet nuk mbaron sot ky takim”, tha Rama. “Dibra është një copë kraharor që rreh për Shqipërinë e me Shqipërinë. Po pse një copë rrugë ka ngritur kaq tallaze? Pse rruga e Arbrit na qenka një çështje më vete, një çështje kombëtare, për të gjithë ata që na dëgjojnë, rruga e Arbrit është një çështje kombëtare, çështje drejtësie ndaj popullit dibran. Një çështje drejtësie e historisë ndaj një populli të kyçur brenda prej dekadash, drejtësi që shteti shqiptar e ka për detyrë ta bëjë. Drejtësi që shteti shqiptar ka detyrë absolute dhe të moralit që ta bëjë dhe garantojë njëherë e përgjithmonë”-deklaroi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938