INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin punimet për rrugën e Kardhiqit. Rama: Tiranë-Sarandë, vetëm për 3 orë [VIDEO]

Nisin punimet për rrugën e Kardhiqit. Rama: Tiranë-Sarandë, vetëm për 3 orë [VIDEO]

Publikuar më: 13:04 30-09-2018

Kryeminisri Edi Rama ishte i pranishëm në inagurimin e fillimit të punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas kryeministrit "rruga e re shmang Qafën e vështirë dhe të amortizuar të Muzinës duke shkurtuar të paktën për një orë rrugën Tiranë-Sarandë". Por kreu i qeverisë nuk ka lënë pa sulmuar opozitën, duke kujtuar se rruga u përurua me daulle e me tam-tam por në fakt mbeti në mes duke mbledhur borxhe, pasi kontratat për tenderat ishin lidhur pa lekë. “Ne nuk e konkurrojmë dot qeverinë e mëparshme për numrin e tenderave të bëra, por edhe për rrugën që jemi sot, kemi financuar ne më mbrapa. Asnjë lekë nuk u dha nga qeveria e mëparshme”-tha Rama. Kryeministri e quajti investimin shumë të rëndësishëm, jo vetëm për ekonominë lokale.
“Sjell transformim të madh për lëvizshmërinë e përgjithshme dhe në funksion të turizmit. Nëse sot Gjirokastra dhe Saranda janë pranë, nesër do të jenë një. Për ta shkurtuar me një orë lidhjen e Tiranës me Sarandën. Me këtë aks dhe Bypass-in e Fierit, rruga Tiranë-Sarandë nuk do të marrë më shumë 3 orë kohë”, tha kreu i qeverisë. Kjo rrugë, së bashku me atë të Arbrit dhe akset Thumanë-Kashar e Orikum-Llogora, do t’i japin një tjetër pamje rrugëve të Shqipërisë, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832