Reshjet e para të borës kanë zbardhur disa zona të Shqipërisë. Moti i keq me erë të fortë e shira përfshiu qytetin e Kukësit pasditen dhe mbrëmjen e së premtes ndërsa disa pemë u thyen dhe u rrëzuan si pasojë e stuhisë. Bora ka zbardhur “Rrugën e Kombit”, zonat përreth Kukësit, si dhe zonat e thella të Tropojës. Rreshje bore janë regjistruar edhe në zonën e Korçës, por intensiteti i tyre ka qenë i ulët. Sinoptikanët bëjnë parashikojnë vazhdimin e rreshjeve të borës edhe gjatë ditës së stome. Temperaturat pësuan rënie drastike, nga 24 gradë që ishin deri në mesditë ato zbritën në 9 gradë celsius. Por, sipas parashikimit të Meteoalb, nuk duhet të shqetësoheni, pasi i ftohti nuk do të vazhdojë gjatë.