INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin reshjet e dëborës,bllokohen disa zona në Diber

Nisin reshjet e dëborës,bllokohen disa zona në Diber

Publikuar më: 09:22 25-02-2018

Reshjet e dëborës kanë nisur siç ishte dhe parashikuar nga meteorologët.

Me nisjen e tyre kanë nisur dhe problemet e para në qarkun e Dibrës.

Njësitë administrative, Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.

Trashësia e borës ne keto njesi administrative ka arritur deri në 35 cm. Rruga nacionale Kukës- Peshkopi kalohet me vështirësi, e bllokuar është dhe ura e Sheranecit.

Probleme janë shfaqur dhe në Bulqizë, e cila njihet si një ndër zonat më të ftohta të qarkut Dibër. Nga fotoja e mëposhtme, duket se qyteti 'është zgjuar' këtë mëngjes i mbuluar nga dëbora, si dhe me prani të madhe ngricash në rrugë, duke u kthyer në problem për qarkullimin e mjeteve.

Article Logic
Execution time: 0.0020790100097656