INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin sërish punimet në Mitrovicën e Veriut. Muri zëvendësohet nga shëtitorja

Nisin sërish punimet në Mitrovicën e Veriut. Muri zëvendësohet nga shëtitorja

Publikuar më: 17:54 07-02-2017

Kanë filluar sërish punimet në sheshin “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës për të ndërtuar të ashtuquajturën “strukturë betoni”, pas shembjes së murit. Në vendin ku nisi puna për hedhjen e strukturës së betonit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç. Një ditë më parë ai bëri të ditur se punimet në sheshin Peter do të nisin më 7 shkurt. Rakiç bëri të ditur se ndërtimi do të ketë “një strukture betoni mbështetëse. Do jetë në një lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash” dhe , sipas tij, do të “garantojë sigurinë për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së veriut”. Komuna e veriut të Mitrovicës e administruar nga serbët, shembi të dielën tërësisht murin e ngritur në dhjetor të vitit të shkruar në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër, që ndan qytetin në dy pjesë. Rrënimi i murit u bë vetëm një ditë pasi qeveria e Kosovës dhe komuna veriore e Mitrovicës arritën marrëveshje, që muri të rrënohet dhe në atë pjesë të bëhet një shëtitore për këmbësorët.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885