Vendimi i CAS ishte një lajm jo i mirë për Skëndërbeun pasi disa nga lojtarët janë bërë gati për largimin nga klubi.
I pari që u largua nga ekipi ishte Sabien Lilaj, i cili mund të transferohet edhe në Europë.
I dyti pas tij ishte Shend Kelmendi i cili zyrtarizoi largimin e tij nëpërmjet një statusi në facebook.
Apelimi i vendimit të Apelit të UEFA-s për dënimin e Skënderbeut në KAS pritet të shqyrtohet pas datës 25 shtator. Një gjë të tillë ka lënë të kuptohet KAS, që ka publikuar dhe kalendarin e çështjeve që do të gjykojë deri në këtë datë dhe ajo e korçarëve nuk është.
Për momentin lojtarët e Skënderbeut janë me pushime dhe nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e tyre apo e klubit. Një vendim të tillë do ta marrë presidenti Takaj, edhe pse e ardhmja e bardhekuqve për momentin nuk duket shumë pozitive. Gjithsesi, drejtuesit edhe më parë kanë deklaruar se do të vazhdojnë betejën ligjore në të gjitha shkallët që do të kenë mundësi apelim.