INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin universitetet, ende shumë studentë të paregjistruar

Nisin universitetet, ende shumë studentë të paregjistruar

Publikuar më: 09:21 20-10-2016

Në të gjithë vendin ka nisur viti i ri akademik, po në auditorë mungojnë shumë studentë, të cilët nuk janë regjistruar.
Afro 40% e maturantëve nuk janë shpallur fitues për shkak se, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, dita e fundit e regjistrimit në universitete do të jetë data 27 tetor. Këtë vit regjistrimet janë bërë në tre faza, pasi këtë vit është aplikuar një tjetër model për pranimin në universitete dhe shumë studentë patën problem, pasi nuk u sqaruan në kohë për ndryshimet.
Shumë studentë të tjerë rrezikojnë të mbetën pa universitete këtë vit edhe pse kanë mbaruar me mesatare të lartë. Shkak është bërë mënyra e re e llogaritjes së mesatares dhe koefiçientët e lëndëve me zgjedhje. Qindra student nuk kanë bërë në shkollën e mesme lëndët, që kishin zgjedhur për testim universitet dhe për pasojë nuk kanë marrë asnjë pikë.
 
Ndërsa Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla urimin për studentët e ka përcjellë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ku dhe vetë ka studiuar.
Ajo i është rikthyer sërisht skemës së pranimeve në universitete, skemë kjo shumë e kontestuar dhe nga aleati i qeverisë LSI dhe opozita, duke mbajtur të njëjtin qëndrim. Nikolla tha se e këtë vit të ri akademik kanë qenë studentët ata që kanë përcaktuar skemën e pranimeve në universitete.

“Ndjehem e emocionuar që rikthehem në Universitetin ku kam studiuar. Sot fillojnë vitin e ri akademik 120 mijë studentë. Kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët. Skema e pranimeve është ngritur po nga vetë studentët. Skeptikët sulmuan ligjin e ri, por u tregua e kundërta,” tha Nikolla.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559