Dy “Fast and Furious” brenda një viti. Fansat e një prej sagave më të pëlqyera e popullore nuk mund të ankohen.
Në gusht projektohet “Hobbs and Shaw”, spinoff-i me protagonistë Dwayne Johnson e Jason Statham, ndërsa në maj 2020 vjen kapitulli i nëntë i filmit origjinal.
Për të festuar nisjen e xhirimeve, Vin Diesel e Michelle Rodriguez u dhuruan fansave një video, postuar në rrjetet sociale të aktorit. Vin falënderoi “Universal”, aktorët, ekipin dhe sigurisht fansat në të gjithë botën, që i kanë qëndruar besnikë “Fast and Furious” në rreth dy dekada.