Luana Vjollca nuk di të ndalet me sukseset e saj në muzikë. Duket se bjondja bukuroshe e ka marrë seriozisht karrierën në muzike, kjo pasi ka publikuar klipe të njëpasnjëshme.
Së fundmi ishte motra e saj Marina Vjollca, e cila paralajmëroi se Luana shumë shpejt do të ketë sukses në arenën ndërkombëtare.
“Imagjino ç’duhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”.- shkruante Marina. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një artist shqiptar, por për një të huaj.
Sipas burimeve të GazetësExpress, Luana Vjollca po vjen në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee.
Ai është ylli i këngëve “Can’t let go”, “Habibi, i need your love”, “Maria”, “Love in Dubai”, që kanë qenë hite edhe tek publiku shqiptar.
Dyshja momentalisht po xhiron klipin i cili me sa duket do të jetë shumë veror. Këngëtari publikoi dje një foto nga Prishtina, ku shkruante në gjuhën shqipe: “Mirmëngjes!”.
Ndërsa sot, Faydee ndodhet në Vlorë, nga ku na ka dhuruar disa pamje fantastike të detit.
Ndërkohë në një foto të saj në instastory, Luana u shpreh se ka patur xhirime që në 6 të mëngjesit, por nuk është se ka treguar detaje të tjera.