INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisja e jetës në Tokë, një tjetër zbulim i ADN-së

Nisja e jetës në Tokë, një tjetër zbulim i ADN-së

Publikuar më: 14:18 04-12-2018

ADN është shtylla kurrizore e jetës dhe pothuajse i gjithë planeti ynë varet prej saj, por në Tokën e lashtë, një version primitiv i ARN ishte pika qendrore për evolucionin, është ky përfundimi në të cilin kanë arritur shkencëtarët.

ARN është strukturalisht e ngjashme me ADN-në, me përjashtim të një prej katër pjesëve themelore, timina e cila zëvendësohet me uracilin.Një gjë e tillë ndryshon formën dhe strukturën e molekulës dhe shkencëtarët kanë besuar prej kohësh se ku proces kimik të jetë shkaku i formave të para të jetës në Tokë.

Një zbulim i rastësishëm nga akademikët e Harvardit ka gjetur se një version pak i ndryshëm i ARN mund të ketë qenë përbërësi kyç që lejoi që jeta në Tokë të lulëzojë.

Shkencëtarët pohojnë se një kimik i quajtur inozinë mund të ketë qenë i pranishëm në vend të guanines, duke lejuar që jeta të zhvillohet.

Ky ndryshim i lehtë në bazë, i njohur si një nukleotid, mund të sigurojë provën e parë të njohur të "Hipotezës Botërore të ARN" - një teori që pretendon se ARN ishte pjesë përbërëse e formave jetësore primitive.

Duke patur në dorë njohuri të tilla shkencëtarët mund të jenë në gjendje të identifikojnë planetë të tjerë që kanë përbërësit thelbësorë dhe të përcaktojnë nëse e ndajmë këtë univers apo jemi të vetëm.

Article Logic
Execution time: 0.0040488243103027