Policia e Shtetit, ka marrë masa duke vendosur snajpera mbi godinën e një qendre tregtare, e cila ndodhet pranë Parlamentit.
Kujtojmë që policia, u shpreh e gatshme për çfarëdolloj situate ditën e djeshme me anë të një deklarate.
Raportohet se një numër i madh protestuesish, kanë filluar të grumbullohen ndërkohë priten edhe të tjerë të cilët janë nisur nga qytetet.
Protesta e sotme, ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, mediave vendase dhe atyre të huaja.