INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisma ‘‘Dhuro një libër, dhuro një kulturë’’, merr ‘jetë’ në prag të festave të fundvitit [FOTO]

Nisma ‘‘Dhuro një libër, dhuro një kulturë’’, merr ‘jetë’ në prag të festave të fundvitit [FOTO]

Publikuar më: 16:23 28-12-2017

Qendra kulturore dhe filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të festave ka menduar të ofrojë Krishtlindje ndryshe nën moton: ''DHURO NJË LIBËR, DHURO KULTURË!''

Ky organizim lidhet me sektorin e kulturës së Qendrës sonë, konkretisht me Shtëpinë tonë Botuese dhe Grupet Kulturore aktive tek ne si: Grupi Artizanal dhe Grupi Muzikor. Gjatë 3 ditëve nga datat 27-29 Dhjetor, dita e mërkurë, e enjte dhe e premte, ora 16:00-22:00 do të na gjeni tek Destil nën tingujt e muzikës festive.

21c9aa2a-c7f3-40cc-9f1e-8dd87c945320.jpg

Do të mund të ndajmë libra së bashku duke dhuruar kulturë për festat. Ju ftojmë të kontribuoni me një libër nga biblioteka juaj dhe ta zëvendësoni atë me një  tjetër. Nëse ende nuk keni bërë apo marrë një dhuratë për festat, Akropoli i Ri ju ofron një mundësi ndryshe këtë fundvit.

Në një intervistë ekskluzive për In Tv, përfaqësuesi i kësaj organizimi Alban Avdulla, na tregon me detaje gjithçka lidhur me këtë nismë.

fd3a8f08-73ef-4047-9346-92bb321e1759.jpg

Për më shumë lexoni intervistën e mëposhtme:

-Për çfarë bën fjalë ky organizim?

Kjo është një nismë e jona në prag festash ku paraqitemi në forme ekspozimi të produkteve artizanale që ne prodhojmë dhe gjithashtu të gjitha botimet që prodhojmë si shtëpi botuese e cila është hapur se fundmi. Aktualisht kemi 9 tituj që ne ofrojmë ndërsa tek produkte artizanale kemi nga llojet më të ndryshme siç janë kuti druri, mbajtëse bizhuterie, piktura të ndryshme, produkte simbolike e shumë gjëra të tjera interesante. Të gjitha këto dalin si një nismë vullnetarizmi që ofrohet nga  anëtaret e qendrës tonë kulturore dhe filozofike.

-Nga ju lindi ideja për një organizim të tillë?

 Duke qenë se ne punën që bëjmë në qendër e bëjmë vullnetare l, shtyhemi më tepër për të qenë sa më afër njerëzve dhe për të dhënë një lloj kontributi. Nëpërmjet këtij aktiviteti ne mundohemi të ofrojmë sa më shumë dije tek njerëzit por gjithashtu tu japim mundësinë për të pasur një nga botimet tona ose produktet artizanale.

-Pse ia vendoset këtë emër "Dhuro një libër, dhuro një kulturë"?

 Ky emër i është vendosur për solidaritetin që donim të shpërndanim, ne jemi prag festash tani dhe donim të jepnim një mesazh pavarësisht se jetojmë në një realitet dhe një periudhë të vështirë ekonomike.

-Cili është qëllimi i kësaj nisme?

 Kjo nismë ka për qëllim zgjimin e atyre vlerave që na afrojnë me bashkëjetesën me njëri-tjetrin, njerëzit të ndërgjegjësohen sa më shumë që kjo bashkëjetesë mund të zhvillohet akoma më shumë dhe jo të harrojmë për shkak të problematikave që jetojmë çdo ditë.

- Pse duhet të vijë një person në këtë organizim?

 Unë i këshilloj shumë njerëzit të marrin pjesë në një aktivitet të tillë për shkak se njihen konkretisht me punën që bëjnë shumë njerëz pavarësisht se nuk marrin një shpërblim dhe gjithashtu mund të vihen në kontakt me të gjithë qendrën tonë.

-A ka pasur interes nga vizitorët?

Vizitorë ka pasur vazhdimisht, sot është dita e parë duke filluar nga nesër do të ketë edhe aktivitete të tjera si grupe muzikore, prezantime për ta bërë sa më të bukur aktivitetin.

-Cili është mesazhi që keni për të rinjtë?

 Sa më shumë afrimitet me njëri-tjetrin sa më shumë solidaritet dhe sa më pranë dijes e vullnetarizmit.

 

624d3397-5090-44d3-95f2-cf8929ed62e2.jpgd68a85e2-ae92-4e17-86c8-8457036a7455.jpg1f8d24c3-a2f2-42bb-9607-bd77c2908cc0.jpgc236870d-5a0a-47e9-b505-4022f09e2a73.jpg49ba0848-ccf1-4973-96cb-cf62a4bf7e0f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705