INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisma  e fundit e qeverisë - Kamera në trup për policët!

Nisma e fundit e qeverisë - Kamera në trup për policët!

Publikuar më: 13:56 02-02-2016

Për të shmangur çdo abuzim, por dhe për të identifikuar pse jo dhe kriminelët të gjithë policët së shpejti do të pajisen me kamera në trup, të cilat nuk do të fiken fare.
Ky projekt u prezantua nga kryeministri, Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Kryeministri Rama tha se shumë shpejt nëpër të gjitha rrugët e Shqipërisë do të vendosen kamera të teknologjisë së lartë, të cilat do të ndihmojnë në zbulimin e ngjarjeve kriminale. Sipas Ramës kjo do të ndihmojë në shkurtimin e kohës së hetimit dhe do të gjurmojë autorët kur largohen nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa Ministri Tahiri tha se duke pasur kamera në trup, polici nuk bëhet pre e presioneve dhe as nuk ka mundësi të bëjë favore.

Article Logic
Execution time: 0.0020711421966553