Lëvizja civile “Ta Pastrojmë Shqipërinë” pjesë e lëvizjes botërore “Lets Do It World”, është një lëvizje vullnetare rinore për të përmirësuar jetët e të gjithëve ne, duke na mundësuar një mjedis më të pastër dhe me sa më pak mbeturina të dëmshme për shëndetin. “Të pastrojmë Shqipërinë”, tashmë ka ndërmarrë një nismë “STOP IMPORTIT TË MBETURINAVE”, lidhur me ligjin e miratuar nga qeveria për importin e mbetjeve në vendin tonë.
STOP IMPORTIT TË MBETURINAVE
Për 26 vite rresht të gjithë së bashku pa përjashtim, kemi kontribuar dhe vazhdojmë të kontribojmë në transformimin e Shqipërisë në një kosh gjigand mbeturinash.Të gjithë ne si qytetarë të këtij vendi, duke hedhur mbeturinat kudo që të jetë e mundur, pa menduar asnjëherë për pasojat që kjo sjell në mjedis, në jetën tonë, në jetën e fëmijëve tanë, në të ardhmen tonë. Të gjitha institucionet tona pa përjashtim, për 26 vjet rresht nuk kanë bërë asnjë veprim konkret për ta ndryshuar këtë realitet të hidhur, me veprimet dhe mos veprimet e tyre, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë mjedisore, duke shkaktuar një krim të rënd dhe të parikuperueshëm mjedisor.
Për mjedisin nuk duhet të kujtohemi vetëm një ditë që e ndjejmë veten në rrezik nga mbeturinat, mbeturinat janë aty çdo ditë, dhe çdo ditë ne vazhdojmë ta ndosim atë pa ndaluar një moment të vetëm e të mendojmë se çpo bëjmë, se çfarë krimi po bëjmë me të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ndaj, të gjithë së bashku të kujdesemi çdo ditë për mjedisin tonë të përbashkët, pasi në fund të ditës pavarsisht se çfarë jemi, çfarë përfaqësojmë apo çfarë pune bëjmë, jemi të gjithë qytetarë të Shqipërisë, jemi të gjithë Shqiptarë dhe Shqipëria na takon të gjithëve.
Prej vitesh kemi refuzuar të bashkëjetojmë me mbeturinat dhe nëpërmjet aksioneve kombëtare të pastrimit i kemi thënë STOP MBETURINAVE.
Edhe sot ne i themi STOP IMPORTIT TË MBETURINAVE