INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është nisma më idiote që fansate Kylie Jenner kanë ndërmarë ndonjëherë!

Kjo është nisma më idiote që fansate Kylie Jenner kanë ndërmarë ndonjëherë!

Publikuar më: 15:09 16-07-2018


Kylie Jenner mund të bëhet së shpejti miliarderia më e re në histori. Vetëm njëzet vjeçe mbase, por ama pasuria e saj vlerësohet diku tek 900 milionë dollarë.

Kylie ka krijuar perandorinë e saj të makeup dhe tani ajo po korr suksesin. Disa njerëz si unë vazhdojnë që të jenë skeptik, por ama statistikat janë ato që flasin. Një njeri që lind i pasur dhe i famshëm si Kylie nuk meriton kaq shumë lëvdata, por ama ja ku jemi. Jo vetëm që njerëzit po gëzohen pa pikë lidhje se një njeri që ka pasur çdo gjë gati në jetë dhe po pasurohet, por disa fansa janë aq të trashë sa hapin një account në GofundMe vetëm për të ndihmuar atë për të bërë 100 milionë shtesë.

Qëllimi i tyre duket mjaft absurd, por ja që dikush e ka bërë. Mbase për satirë, mbase vërtet mendojnë për Kylie e kush e di. Deri tani fushata duket e dështuar, por duhet të presim për të parë në gjeni të tjerë do të hedhin para për të ndihmuar një "milionere në nevojë".

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Zakonisht në INSmart flasim për gjëra të zgjuara, por këtë herë gjërat s'janë si zakonisht, pasi të kërkosh fonde për të pasuruar më tej një të pasur ska pikë sensi në sytë e një njeriu me mend në kokë.

Nëse vërtet doni të ndihmoni dikë, ndihmoni të varfrit ju lutem, jo ata që po bëjnë jetë super luksoze falë arritjve të prindërve të tyre(Kylie dhe thuajse gjithë familja e saj, përveç Kaytlin Jenner(dikur Bruce Jenner) që ka dalë kampion olimpik vrapi në vitet '80.

Article Logic
Execution time: 0.0017580986022949