Sot në orën 19:00, dhjetra qytetarë u bashkuan në një tubim kortezh në përkujtim të Dhuratës, nënës që humbi jetën dje në njëaksident tragjik.
Ishte ky nje moment reflektimi për të gjithë.
Natyrisht që në këtë rast përgjegjësi ka shteti, instancat e tij, duke filluar nga qeveria e deri tek Gjykatat.
Por ky më tepër shërbeu si një moment reflektimi për shoqërinë, për individin. Reflektim mbi pasojat e veprimeve tona në shoqëri. Për atë çka gjithësecili duhet të bëjë për të shmangur sa më shumë ngjarje të tilla. Duke filluar që nga edukimi e deri tek ndërgjegjësimi shoqëror.