INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nismës për gjelbërimin e Tiranës i bashkohet edhe Bamir Topi. Mbjell pemë në krah të Veliajt

Nismës për gjelbërimin e Tiranës i bashkohet edhe Bamir Topi. Mbjell pemë në krah të Veliajt

Publikuar më: 12:57 21-04-2018

Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi iu bashkua aksionit të Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit. Topi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi dhuruan 20 pemë bli, të cilat i mbollën në rrugën e “Kokonozëve”. Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ish kreun e shtetit për këtë gjest dhe theksoi se ky veprim tregon përgjegjësinë e çdo qytetari për t’u kujdesur për qytetin e tij. “Si një qytetar model, miku ynë Bamir Topi, na u bashkua në mbjelljen disa pemëve bli në këtë rrugë pranë lagjes së tij, si një mënyrë për të treguar se atdheu fillon te dera e shtëpisë tënde. Ne mund të flasim tërë kohën për krenari të mëdha kombëtare apo gjeste patriotike, por gjest më patriotik se mbash pastër qytetin dhe ta gjelbërosh atë, nuk ka. Të gjithë e kemi kuptuar se nga ai që është president, tek ai që pastron qytetin, jemi në shërbim të këtij vendi”, tha Veliaj. residenti Bamir Topi shprehu mirënjohjen e tij për punën që po bën Bashkia e Tiranës në gjelbërimin e qytetit, duke theksuar faktin se ndryshe nga të tjerët që mbjellin vetëm debate, ajo ka zgjedhur të mbjellë pemë. “Ndihem vërtet i gëzuar që jam krah mikut tim kryetarit të Bashkisë së Tiranës. E falenderoj dhe e përgëzoj pa masë për këtë gjelbërim intensiv të qytetit, i cili e ka pasur në traditën e hershme, por na u desh ta rikuperojmë me shumë vullnet, por edhe me punë. Gjelbërimi është ndjesi fillimisht, e dyta është pasion, kulturë dhe një investim për gjeneratat që do të vijnë. Jetojmë në kohë interesante, disa mbjellin pemë, disa mbjellin sherre. Unë besoj se Erioni është nga ata njerëz që me ndjeshmërinë e tij do të mbjellë pemë dhe harmoni në qytetin që drejton”, tha ish Presidenti, Topi. Nga ana tjetër, Veliaj vlerësoi sdolidaritetin e treguar qytetarët e Tiranës, si dhe të gjitha bizneset dhe institucionet, duke dhuruar pemë për të kontribuar për një qytet më të gjelbër. “Në këtë aksion na janë bashkuar mijëra qytetarë, të cilët na kanë dhuruar rreth 100 mijë pemë. Kjo do të thotë se qyteti mund të ketë shumë probleme, por kur ka solidaritet, jemi bashkëautorë të modernizimit të qytetit”-u shpreh kryebashkiaku.

Article Logic
Execution time: 0.0025830268859863