Shqipëria është një vend me korrupsion të lartë.
Ky është përfundimi që ka nxjerr një studim i “Transparency International”.
Sipas organizatës në shqyrtim janë marrë 176 vende të botës, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 83, me 39 pikë në total.
Krahasuar me një vit më parë, atë të vitit 2015 Shqipëria ka përmirësime me 3 pikë.
Niveli i korrupsionit është i barabartë më atë të Bosnjë Hercegovinës, ndërsa pas kemi lënë Kosovën që është në vendin e 95-të.
Sipas këtij raporti në të gjithë Ballkanin Perëndimor korrupsioni është rritur në dy vitet e fundit.
Në analizën e "Transparency International” theksohet se është bërë përpjekje në aspektin e ndërtimit të ligjeve anti-korrupsion por këto ligje nuk kanë sjell ndryshim.