Rreth 400.000 europianë humbin jetën çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.
Dhe pikërisht si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit 9 shtete evropiane janë paralajmëruar nga Bashkimi Evropian.
Cekia, Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe Britania janë shtetet të cilave BE u kërkon të shpjegojnë se cfarë po bëjnë lidhur me nivelin e lartë të ndotjes.
Këto vende janë paralajmëruar se nëse nuk reduktojnë nivelin e ndotjes atëherë do të paditen në Gjykatë, ku tashmë ka nisur edhe çështja kundër Bullgarisë dhe Polonisë.
Kufijtë e cilësisë së ajrit të BE-së aktualisht janë shkelur në 130 qytete në 23 vende të BE-së dhe çdo vit, më shumë se 400,000 evropianë vdesin para kohe nga ndotja e ajrit.