INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Niveli i varfërisë në Shqipëri kalon çdo vend të rajonit[VIDEO]

Publikuar më: 16:40 28-12-2017

Shqiptarët janë më të varfërit në rajonin perëndimor. Ky lajm i keq është raportuar nga Banka Botërore, ku afro gjysma e popullisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë së moderuar. Ekspertë kanë vlerësuar se 45.5% e shqiptarëve jetojnë më me pak se 5 dollarë në ditë. Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia janë në nivele shumë herë më të ulta të varfërisë, krahasuar me vendin tonë. Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike në vendin tonë janë afro 80.000 të tilla, ndërsa mbi 120 mijë të tjera marrin ndihmë paaftësie ose thënë ndryshe kemp, pasi janë të sëmurë dhe të paaftë për punë. Edhe pse vitet e fundit vlera e ndihmës ekonomike është rritur dhe ka shkuar afro 8 mijë lekë në muaj sërisht ajo është shumë e ulët në raport me nevojat e familjeve të varfra, pasi çmimet dhe taksat në vendin tonë vetëm po njohin rritje. Po në fakt numri real i të varfërve është disa herë më i lartë, pasi shumica s’marrin ndihmë ekonomike, pasi lëvizin përgjatë gjithë vendit dhe nuk janë të regjistruar në bashkitë ku migrojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0031640529632568