INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një mike për kokë: Victoria Beckham stilon fustanin e nusërisë për Eva Longorian

Një mike për kokë: Victoria Beckham stilon fustanin e nusërisë për Eva Longorian

Publikuar më: 12:17 30-12-2015

Tashmë një stiliste e famshme, Victoria Beckham është në rrugën e duhur për të zgjeruar biznesin e saj duke dizenjuar edhe fustane nusërie.

E themi këtë pasi shumë shpejt do të jetë ajo stilistja e fustanit të martesës të mikes  së saj të ngushtë, Eva Longoria.

Ish yllit të Spice Girls i është kërkuar diçka e tillë, kur Eva dhe i fejuari i saj, Jose Antonio do të martohen verën e ardhshme. Për Victorian kjo do të jetë një sfidë e madhe, por në të njëjtën kohë dhe e veçantë pasi fustani do të jetë një dhuratë për martesë.

“E adhuroj atë për faktin se është një njeri i mrekullueshëm dhe frymëzues”, shton Victoria.

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385